TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2024, 16:40

U akuzua se abuzoi seksualisht me të renë, arrestohet 63-vjeçari në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti

U akuzua se abuzoi seksualisht me të renë, arrestohet
Arrestohet 63-vjeçari, i cili një ditë më parë u denoncua se ka abuzuar me një 24-vjeçare në Lushnje.

24-vjeçarja pretendon se 63-vjeçari me inicialet L.T banues në fshatin Barbullinjë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të 2 muaj më parë. Policia njofton se Prokuroria po kryen hetimet, teksa Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 63-vjeçarin.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 10.05.2024, për referimin e materialeve në Prokurori, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për shtetasin L. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, bëjmë me dije se:
Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura", njofton policia.

Lini një Përgjigje