TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2024, 15:31

“Më mori telefonin”/ Akuzoi babanë se e kishte përdhunuar, ekspertiza ligjore përgënjeshtron 15-vjeçaren: Nuk ka pasur abuzim!

Shkruar nga Pamfleti

“Më mori telefonin”/ Akuzoi babanë se e kishte

Vajza 15 vjecare, e cila akuzoi babanë për përdhunim del nga ekzaminimi mjeko ligjor e pa abuzuar seksualisht. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Vajza në gjykatë ka deklaruar: "Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva se nuk më jepte telefonin babai."

Avokati mbrojtës tha se vajza nuk është abuzuar.

Gjykata nuk i jep urdhër mbrojtje vajzës dhe nënës. Në seancën për urdhër mbrojtje, ato i kërkuan falje Bledar Rakos dhe kërkuan që ai të lirohej nga burgu dhe nga akuzat.

Kujtojmë se disa orë më parë Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 48-vjeçarin, Bledar Rako pas akuzave të bëra nga vajza e tij.

Lini një Përgjigje