TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2024, 13:47

Dyshohet se abuzoi me vajzën e tij të mitur, burg për 48-vjeçarin në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se abuzoi me vajzën e tij të mitur, burg për
Gjykata e Kavajës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 48-vjeçarin Bledar Rako, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare.

Rako ka mohuar akuzat duke u deklaruar i pafajshëm, ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar se është kërcënuar që të mos tregonte.

Prokurorja pasi ka parë të gjitha provat, ka kërkuar masën e arrestit në burg.

Ndaj 48-vjeçarit Bledar Rako rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Prokurorja pasi ka parë të gjitha provat, ka kërkuar masën e arrestit në burg”

Kujtojmë se para grupit hetimor 15-vjeçarja pohoi se abuzimi vijonte prej 4 vitesh në momentin kur nuk kishte njeri, ndërsa shtoi se babai i saj e ka kërcënuar me jetë në rast se do të tregonte.

Gjithashtu në pyetje u mor edhe nëna e të miturës, e cila është shprehur se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë tek bashkëshorti i saj. 

Lini një Përgjigje