
Pas 3 ditësh trajtim intensiv, ndërron jetë te Trauma, i mituri i cili mbeti i plagosur pasditen e të premtes në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.
Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha 15-vjeçari fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra. Kujtojmë se aksidenti nodhi të pretmen e shkuar rreth orës 20:00 në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës",
“Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia të premten.
Ndërkohë që ditën e djeshme, Policia e Fierit ka vendosur në pranga shoferin 45-vjeçar i cili shkaktoi aksidentin ku fillimihst u plagosën 4 persona, me 15 vjeçarin që ndërroi jetë sot.
Në njoftimin për mediat blutë bëjnë me dije se dyshohet se Michele Angelo i preu rrugën makinës ‘Benz’ ku mbetën të lënduar 4 persona. Pas aksidentit 45-vjeçari banues në Itali u largua nga vendi i ngjarjes.
"Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur në datë 08.08.2025, në vendin e quajtur "Qafa a Koshovicës", ku mbetën të dëmtuar katër shtetas, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., i cili është larguar nga vendngjarja. Në përfundim të veprimeve procedurale specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 45 vjeç, banues në Itali, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit"", thuhej në njoftimin e policisë, ditën e djeshme.
Lini një Përgjigje