TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2025, 16:39

“Mos i gropos lekët te ullinjtë se të prishen”/ Si Franc Çopja i solli në Tiranë 3.8 mln euro Ervis Çelës

Shkruar nga Pamfleti

“Mos i gropos lekët te ullinjtë se të prishen”/ Si

Aktiviteti i drogës i cili kryhej në portet më të rëndësishme të Europës kishte sjellë shumë të ardhura për Franc Çopjan dhe grupin tij.

Këto para që tashmë kishin në duar trafikantët ose i pastronin në blerjen e objekteve apo sipërfaqeve të tokave ose i fshihin.

Një episod interesant është zbuluar nga përgjimet e Sky me Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.

Sipas përmbajtjes së komunikimi, Çela i thotë Çopjas se ka marrë në Tiranë një shumë parash të dyshuar prej 3.8 milion euro, kësaj shume i ulët përqindja e transportit të parave cash e cila është 2%.

Ndërsa Franci i shkruan se ditën e diel do të dorëzojë dhe një shumë tjetër të dyshuar prej 3 milion euro.

Për gjithë këto të ardhura Ervis Çela i shkruan se disponon 200 rrënjë ullinj dhe për secilin ullinj do të bëjë një gropë për fshehjen e parave.

Biseda si më poshtë:

Çela: Shok 3.8 mora sot në Tr...Shumë flm... Dmth 3.8-2%...

Çopja: Po.... "Do të dorëzoj tjera të dielën me kismet ... 3M... E vazhdojnë me radhë... Se i mbledh dhe lekët mutin gjitha t mëdha...

Çela: Kanë 200 ullinj ne mal duhet fut naj qyp atyre... Se ullinjtë rrojnë shumë...

Çopja: Ahahaha... Kthej flori....Mos fut lek në tokë... Më dgjo mu...

Çela: Ska flori... Duhet me grabit naj bankë... Duhet me porosit nga Afrika

Çopja: E di q ska... Do flas un ktu me njani mos i nai saju ky... Po mblidhi avash avash... Por mos fut lekë në tokë se të prishen/ Ora News

Lini një Përgjigje