TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2025, 13:43

Aksident me 3 të plagosur në aksin Mamurras-Thumanë, dy të rinj në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident me 3 të plagosur në aksin Mamurras-Thumanë, dy të
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër Mamurras-Thumanë. Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. 

Sipas policisë, shoferi i një prej makinave është shtetas ukrainas. Dy të rinj të plagosur janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.  

Raportohet se dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja që udhëtonte me shtetasin e huaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. 

Lini një Përgjigje