
Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Pojan të Maliqit. Mësohet se i riu vuante nga depresioni dhe dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në oborrin e banesës së tij në fshat.
“Rreth orës 10:15, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi M. H., 33 vjeç (dyshohet se vuante nga depresioni). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje