TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2025, 07:17

Aksident me vdekje, automjeti përplas 57-vjeçaren; shoferi largohet, policia mbledh pamjet filmike

Shkruar nga Pamfleti

Aksident me vdekje, automjeti përplas 57-vjeçaren; shoferi largohet,

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Dimal, ndërsa drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, është larguar nga vendngjarja.

Viktima është identifikuar si Thëllëza Çaushi, 57 vjeçe, banore e Dimalit, e cila po kalonte rrugën, kur është përplasur nga automjeti.

Ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar. Policia ka nisur hetimet, ndërsa raportohet se janë mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë në zonën përreth, përmes të të cilave shpresohet të identifikohet mjeti.

Lini një Përgjigje