TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2024, 12:56

Transportonin armë nga Shkodra për grupet kriminale, lihen në burg ish-efektivja dhe 4 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Transportonin armë nga Shkodra për grupet kriminale, lihen në

Ish-efektivja e burgjeve dhe 4 persona të tjerë që u arrestuan për trafikim të armëve nga Shkodra drejt Tiranës, janë lënë në burg.

Njësoj si në dëshminë e dhënë nga ish-efektivja, edhe avokati i saj ka thënë se ajo nuk ka qenë në dijeni se po transportonin armë.

Halilaj, në dëshminë e saj e kishte pranuar se kryente rolin e vëzhgueses, megjithatë ajo ka mohuar para hetuesve, që të ketë pasur dijeni se në makinën e dytë ‘BMË’ ka pasur armë.

Sipas saj, grupi i djemve i kishin thënë se do të shkonin në Tiranë për të shoqëruar disa persona dhe asnjëherë nuk i është përmendur se do të shiteshin arsenal armësh. Në deklarimet e saj, 22-vjeçarja ka pohuar lidhjen me automjetin tjetër dhe sipas saj përgjatë gjithë itinerarit ka kryer rolin e vëzhgueses dhe hapjes së rrugës, me qëllim mbërritjen pa probleme në Tiranë.

Ndërkohë, 4 të arrestuarit e tjerë, Denis Hasaj, Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj, kanë kyçur gojën para hetuesve, duke mos treguar asnjë detaj për shitjen e armëve, përfshirë këtu edhe emra të personave ku do të shiteshin në Tiranë.

9 armët e sekuestruara rezultojnë të jenë të ’97-ës, të magazinuara që në atë kohë, por janë aktive dhe në përdorim. Njëlloj si për shitjen e tyre, grupi i djemve kanë mohuar të tregojnë edhe ku i kanë marrë dhe kujt i përkasin.

trafik armesh denisa halilaj burg

Lini një Përgjigje