
Një italian është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Bëhet me dije se italiani me një mjet tip xhip, ka përplasur nga pas një mjet tjetër në Vërdovë, teska ka dashur të largohet nga vendngjarja por banorët e zonës nuk e kanë lejuar. Nga aksidenti raportohet vetëm për dëme materiale.
Në momentin që ka mbërritur policia, kanë konstatuar brenda mjetit rreth 12 emigrantë. Dyshohet se italiani po i transportonte drejt Tiranës, kundrejt pagesës.
Ndërkohë, blutë po kryejnë veprimet hetimore për zbardhur aksidentin.
Lini një Përgjigje