
Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi janë kapur duke transportuar drogë me thasë mbeturinash.
Policia spanjolle ka tentuar të ndalojë një furgon po udhëtonte përgjatë CV-941 i ngarkuar me thasë plehrash.
Sapo pa policinë, automjeti bëri një ndryshim të papritur drejtimi përgjatë autostradës, gjë që çoi në njoftimin e policisë lokale të San Miguel de Salinas.
Sapo është ndaluar furgoni, në vendngjarje ka mbërritur edhe Garda Civile, e cila ka verifikuar se mjeti ishte i ngarkuar me marijuanë.
Autoritetet kapën dhe sekuestruan në total 63 kilogramë degë, sytha dhe gjethe të fshehura në një duzinë qese plehrash.
Policisë Vendore iu desh të përdorte vinçin tërheqës të bashkisë për të transportuar lëndën narkotike në zonën e ruajtjes.
Policia Vendore, me ndihmën e Gardës Civile vunë në pranga dy shqiptarët që ndodheshin në automjet, të akuzuar për veprën penale trafik droge.
Lini një Përgjigje