TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2024, 14:58

E rëndë në Itali, shqiptari tenton të vrasë me armë zjarri fqinjin pas një konflikti

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali, shqiptari tenton të vrasë me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano ku një shqiptar ka qëlluar me armë ndaj fqinjit të tij.

Mësohet se pas ngjarjes shqiptari është vënë në pranga nga policia italiane. Mediat e huaja raportojnë se 48-vjeçari shqiptar dhe fqinji egjiptian kishin pasur disa herë sherre.

Ndërkohë sherri i fundit mes tyre për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Shqiptari kishte marrë një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar disa herë ndaj fqinjit të tij. Viktima arriti t'u shmangej plumbave dhe të shpëtonte, ndërsa autori vazhdonte ta ndiqte dhe të qëllonte.

Pasi e ka plagosur, shqiptari ka shkuar tek banesa e fqinjit dhe ka tentuar të hapë derën. Duke mos arritur qëllimin e tij, shqiptari me një çekiç të rëndë ka nisur të tentojë të thyejë derën e shtëpisë së fqinjit ku ishin gruaja, dy vajzat dhe mbesa katër muajshe, duke kërcënuar se do të vriste të gjithë familjen. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka bërë rrethimin dhe më pas ndalimin e shqiptarit.

Gjatë hetimit të rastit, arma, dy gëzhoja dhe shtatë fishekë të pashpërthyer u gjetën plus një fishek ende në karikator. Viktima u transportua në poliklinikën San Matteo në Pavia në gjendje jo të rëndë shëndetësore, më pas u lirua me një prognozë 21-ditore.

itali shqiptar vrasj arme fqinji

Lini një Përgjigje