TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2024, 13:35

Dhunonte bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë; gruaja tentoi vetëvrasjen duke konsumuar fotoksinë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunonte bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj vajzës dhe bashkëshortes, duke bërë që gruaja e tij të tentonte të vetëvritej duke pirë fostoksinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fostoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Lini një Përgjigje