TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2024, 09:53

Vrasja e 4 policëve, Gjykata e Lartë çel seancën e parë për Dritan Dajtin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 4 policëve, Gjykata e Lartë çel seancën e

Gjykata e Lartë, do çelë këtë të martë seancën e parë për të marrë në shqyrtim dosjen penale kundër Dritan Dajtit, çështje kjo që është rekursuar disa vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dosja “Dajti” është një ndër çështjet që stopoi drejtësinë Shqiptare, duke kaluar në labirinte të ndryshme juridike, dhe tashmë kjo dosje është kthyer në provën e madhe për drejtësinë Shqiptare.

Kjo është drama e 4 familjeve të policëve të Operacionales të vrarë si Altin Dizdari, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feskaj, që vijon të endet dyerve të gjykatave, të cilët kërkojnë drejtësi.

Pas 4 viteve qëndrim në pritje, Relatori Sandër Simoni dhe dy anëtarët Medi Bici, Ilir Panda, vendosën të marrin në shqyrtim çështjen penale të rekursuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në 4 Prill 2019, ku i pandehur është Dritan Dajti, për të cilin Krimet e Rënda kanë kërkuar burgim të përjetshëm.

Akuza në këtë seancë nuk do përfaqësohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK dhe as nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila tashmë është konvertuar në SPAK, por nga Prokuroria e Përgjithshme.

Do jetë një prokuror i kësaj prokurorie që do mbrojë rekursin e Krimeve të Rënda, të cilat kanë kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të 4 punonjësve të policisë së shtetit, mbajtjes pa leje të armëve dhe përdorim i simboleve të Policisë së Shtetit.

Për këtë vendimmarrje gjyqtarët u ndanë 2 me 1, ku gjyqtari i Shkodrës, Fuad Vjerdha vendosi të dalë me mendim kundër duke i qëndruar argumentimit se Dajti duhet të dënohej me burgim të përjetshëm.

Pas këtij vendimi që dënoi Dajtin me 25 vite burgim, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kryen 4 kontrolle banesash në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër, ku në fokus ishin shtëpitë e gjyqtarëve dhe njerëzve të afërm të Dajtit.

 

Për këto akuza, në vitin 2019, dy gjyqtarë të Vlorës Skënder Damini dhe Petrit Alia, të deleguar nga KLGJ-ja tek Apeli i Krimeve të Rënda për gjykimin e kësaj çështje vendosën të prishin vendimin e Shkallës së Parë që dënonte Dajtin me burgim të përjetshëm duke e dënuar atë me 25 vite burgim.

 

Lini një Përgjigje