TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2024, 22:57

Aksion i gjerë në Rinas, lëshohen masa arresti për 8 efektivë policie

Shkruar nga Pamfleti
Aksion i gjerë në Rinas, lëshohen masa arresti për 8
Policia Rinas

Goditet rrjeti i policëve që lejonin kalimin në BE të personave që u ishte ndalur qëndrimi në shengen...

Një aksion i gjerë është zhvilluar sot në Rinas, pasi janë ndaluar 8 efektivë policie. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë të lëshuara për ta nga gjykata me kërkesë të prokurorisë. 

Aksioni i AMP ka nisur për disa vepra penale, pasi është zbuluar një skemë me qëllim kalimin në kufi të personave që kishin thyer afatin kohor të qëndrimit në zonën shengen apo që u ishte ndalur udhëtimit.  

Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, i cili ka një agjenci turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregëtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, kundrejt shumave monetare, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

Masa e sigurisë “arrest në burg” u ekzekutua për Briken Tereziun dhe Enea Sulejmanin, ndërsa “arrest shtëpie” për Inspektor Sokol Xhikën, Inspektor Ermal Mesin dhe Inspektor Aris Drinin.

Ndërkaq me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” janë Inspektor Ylli Prençi, Inspektor Rei Shenjtolli, Inspektor Enkis Aliaj dhe Inspektor Argil Hasa.

Aktualisht vazhdojnë hetimet në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialistë, kontrollor te Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas. Pritet që vetë AMP të regojë duke zbuluar detaje.

MASAT E SIGURISË

Arrest në burg

Inspektor Briken Tereziu, i dtl 08.03.1985, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);

Eneo Sulejamanaj, i biri i Leonard dhe Natasha, i dtl 20.06.1995,, lindur në Fratar Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

Arrest shtëpie

Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Detyrim Paraqitje

Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Lini një Përgjigje