TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2024, 11:39

I riu shqiptar kapet në Francë, skema që kishte përdorur për të fshehur drogën

Shkruar nga Pamfleti

I riu shqiptar kapet në Francë, skema që kishte përdorur

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia franceze teksa transportonte një sasi lënde narkotike të llojit kokainë. Mediat e huaja raportojnë se 25-vjeçari është arrestuar në zonën e pushimit St Léger, në A10, në Charente-Maritime.

Doganierët francezë i bënë shenjë ndalimi dhe gjatë kontrollit të mjetit i gjetën në makinë 9 kilogramë kokainë.

Sipas burimeve droga ishte fshehur në kutinë e vendosur poshtë levës së marshit. Vlera e kokainës nëse do të hidhej në treg përllogaritet në rreth 600.000 euro.

25 vjecari shqiptar pritet të dalë këtë të martë përpara gjykatës së Saintes.

Lini një Përgjigje