
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “Guerile” në Shkodër, ku një 47-vjeçar humbi jetën në oborrin e banesës së tij.
Mësohet se 47-vjeçari ra në kontakt me energjinë elektrike gjate kohës që po kryente punime, e për pasojë humbi jetën.
“Në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.
Lini një Përgjigje