
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin nacional Lushnje–Fier, pranë fshatit Savër. Një familje që udhëtonte me makinë është përfshirë në përplasje, pas ndërhyrjes së papritur të një kamioni në rrugën kryesore.
Në automjet ndodheshin dy bashkëshortë dhe fëmijët e tyre, ndërsa nga përplasja ka mbetur e lënduar gruaja, e cila është transportuar në spital së bashku me dy fëmijët. Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, dëmtimet janë të lehta dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca dhe efektivë të policisë rrugore, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Dyshohet se faji i përket drejtuesit të kamionit, i cili sipas dëshmive paraprake, ka ndërprerë rrugën pa sinjalizim, duke shkaktuar përplasjen.
Policia po menaxhon qarkullimin në zonë dhe po punon për të përcaktuar përgjegjësinë e plotë ligjore të ngjarjes.
Lini një Përgjigje