TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2025, 14:56

Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënoi drejtorin e Spitalit të Durrësit, zbulohet shkaku i sherrit

Shkruar nga Pamfleti

Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënoi drejtorin

Ditën e sotme Vullnet Muca alias Muharremi, vëllai i Rrumit të Shijakut, ka kërcënuar drejtorin e Spitalit të Durrësit, Renis Mullaj.

41-vjeçari i ka kërkuar drejtorit të Spitalit të Durrësit që t’i fuste mbesën në punë.

Mësohet se mes tyre ka pasur një debat dhe më pas Vullnet Muca është shoqëruar për 5 orë.

Ndaj tij, ka nisur procedimi penal për kanosje për shkak të detyrës.

“V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje