TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2025, 12:25

Kapen 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 50-vjeçari; droga ishte e ndarë në pako

Shkruar nga Pamfleti

Kapen 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet

Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin greko-shqiptar pasi u kap me 21.5 kg heroinë të ndara në 43 pako najloni.

Sipas mediave greke, policia e Ksanthit kishte informacione se shqiptari do të transportonte një sasi të madhe heroine nga Shqipëria në Greqi nëpërmjet një shtegu specifik “sekret” në vargmalin e Follorinës.

Të enjten në mëngjes, organizuan operacionin policor në Follorinë duke i bërë pritë 55-vjeçarit.

Ai u kap duke mbajtur një çantë shpine që përmbante 21.5 kilogramë heroinë dhe u arrestua.

Vlera e heroinës së sekuestruar në “treg” shitet nga 15 deri në 30 euro për gram, ndërsa kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë nga Zyra e Zbatimit të Ligjit për Drogën në Xanthi.

Kapen 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet

Lini një Përgjigje