TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2025, 08:45

Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës, viktimë mbeti pronari i "Auto Ajazi"

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës, viktimë
Flobert Ajazi

Flobert Ajazi, pronari 35 vjeçar i "Auto Ajazi" ka ndërruar jetë mëngjesin e të premtes në dalje të Vorës, pasi është përfshirë në një aksident të trefishtë.

Ajazi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët e tij ndodhen në spital.

“Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Flobert Ajazi, 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I riu me origjinë nga Dibra jetonte mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut, ku kishte origjinën biznesi i tij për importimin e makinave të përdorura dhe tregtimin më pas në vendin tonë.

Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës, viktimë
Për vdekjen e Flobertit ka reaguar dhe vëllai i tij, i cili njofton familjarë, miq dhe klientë të "Auto Ajazi" se varrimi do të bëhet nesër, në Kamëz, Laknas.

"Me hidhërimin më të madh ju njoftoj për ndarjen nga jeta të vëllait tonë, Flobert Ajazi. Varrimi bëhet nesër, më 20 Shtator ora 14:00 në Kamëz-Laknas", shkruhet në lajmërimin e familjes Ajazi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Flobertit.  

Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës, viktimë

Lini një Përgjigje