TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 20:23

U arratis nga burgu dje dhe plagosi ukrainasen për 2 mijë euro, publikohet fotoja e 27-vjeçarit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

U arratis nga burgu dje dhe plagosi ukrainasen për 2 mijë euro,

Një 27-vjeçar shqiptar është  arratisur një ditë më parë nga burgu i Kassandras. Pas arratisjes ai ka sulmuar me thikë një ukrainase 25-vjeçare në Kypsa, në Halkidiki.

Sipas raportimeve, rreth orës 17:00, shqiptari hyri në banesën e të resë, e qëlloi me thikë, i mori telefonin celular dhe 2.000 euro.

Pas sulmit, autori u arratis, ndërsa viktima u dërgua me urgjencë në spital nga një ambulancë e EKAB.

25-vjeçarja e njohu autorin nga një fotografi e shqiptarit që i treguan policët.

27-vjeçari ishte i burgosur për çështje të trafikut të paligjshëm të emigrantëve dhe u arratis rreth orës 11:00 të enjtes gjatë punimeve pranë burgut.

Lini një Përgjigje