TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 16:41

U kap ‘mat’ duke marrë para për lejen e përkohshme për një të dënuar, GJKKO jep vendimin për punonjësin e Burgjeve

Shkruar nga Pamfleti

U kap ‘mat’ duke marrë para për lejen e përkohshme

Gjykata e Posaçme GJKKO ka lënë në arrest shtëpie Irakli Lekën, i cili me 16 shtator u arrestua me urdhër të SPAK.

Leka akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap duke marrë këmbim të lejes së përkohshme për të burgosurit.

Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari i GJKKO Bib Ndreca.

Irakli Leka, punonjësi i Bugut të Lushnjes, u denoncua nga emisioni investigativ "Stop", pasi u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës.

Pas denoncimit në emisionin investigativ, Drejtoria e Burgjeve bëri me dije se Irakli Leka u arrestua në bashkëpunim me SPAK.

Po ashtu, Drejtoria e Burgjeve, ka përjashtuar nga radhët e saj Irakli Lekën, ndërsa janë pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i Burgut të Lushnjes.

 

Lini një Përgjigje