Një sulm me thikë ndodhi në orët e para të kësaj të diele në zonën Amendola në Milano.
Mësohet se një 32-vjeçar egjiptian u godit disa herë më thikë nga disa burra, të cilët sipas informacioneve ishin shqiptarë dhe afrikanë.
32-vjeçari në momentin kur u sulmua nga grupi I shqiptarëve dhe afrikanë, ishte me tre bashkëkombës të tij.
Edhe pse fillimisht u raportua për të shtëna me armë zjarri, pas hetimeve të policisë në vendngjarje, nuk u gjetën gëzhoja.
Grupi që sulmoi egjiptianin kishte arritur të arratisej kur mbërriti policia.
Hetuesit filluan menjëherë hetimet për të identifikuar autorët e sulmit dhe për të rindërtuar motivet e tij. Dy egjiptianët, të cilët nuk u plagosën, u intervistuan për të dhënë versionin e tyre të ngjarjeve dhe për të shpjeguar motivin e mundshëm të bastisjes së armatosur.
Karabinierët do të mbledhin gjithashtu pamje nga kamerat lokale të sigurisë për të përcaktuar nëse ata kanë kapur sulmin, arratisjen apo ndonjë detaj tjetër që mund të ndihmojë hetimin.
Lini një Përgjigje