TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2024, 08:25

Trafiku i armëve nga Shkodra në Tiranë, gazetari zbulon detajet: Çfarë tha ish-efektivja e burgjeve në dëshminë e saj

Shkruar nga Pamfleti
Trafiku i armëve nga Shkodra në Tiranë, gazetari zbulon detajet:
Të arrestuarit

Pesë persona ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në kuadër të operacionit të koduar “Repishti”.

Bëhet fjalë për Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, ish-efektive e policisë së Burgjeve dhe Mirjan Hasaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Policia u gjeti atyre në makinë 9 armë zjarri, të cilat dyshoheshin se do t’u shiteshin grupeve kriminale.

Gazetari Esido Barkaj ka treguar detaje nga operacioni dhe ka zbardhur dëshminë e efektives së arrestuar.

“Armët e zjarrit do të shiteshin në grupet e tjera kriminale, për t’u përdour në krime të rënda. Policia i ka ndaluar në një parking në rrugën për në aeroport dhe gjatë kontrolleve kanë gjetur armët. Katër meshkujt e vendosur në pranga nuk kanë folur para hetuesve. E vetmja që ka pranuar të flasë ishte ish efektivja e burgjeve, Denisa Halili, por pa dhënë detaje. Ka thënë se nuk kishte dijeni për armët e zjarrit, por ishte kontaktuar nga personi tjetër që i kishte thënë do shkojmë në Tiranë për të shoqëruar një makinë tjetër.

Qëllimi ishte që armët të shiteshin në Tiranë. Policia po tregohet hermetike për shkak të hetimit. Ka dyshime të forta që ky grup nuk e bënte për herë të parë këtë rrugë, duke nisur dhe nga skema që kishin përdorur. Ishin si formë autokolone, mjeti i parë shikonte rrugën nëse kishte policë dhe lajmëronte makinën tjetër.

Armët i përkasin vitit 97, por mos të harrojmë që vrasjet që kryhen në vend janë kryesisht janë nga armë të viteve 90.

Duke u nisur nga mosha e re tregon që pas tyre është një grup kriminal më i madh, ndërsa ata kanë bërë vetëm transportin”, tha gazetari.

 

trafiku i armëve nga shkodra në tiranë

Lini një Përgjigje