
Policia e Durrësit ka arrestuar 39-vjeçarin nga Shijaku Ismet Zoto i cili u konfliktua me një vajzë të re nga Barcelona.
39-vjeçari u konfliktua me 23-vjeçaren Darjana Linares, më 6 mars të këtij muaji në një hotel në Durrës. Kjo e fundit, u hodh nga ballkoni i banesës duke përfunduar tek tenda e lokalit.
Ismet Zoto akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion këtë shtetase dhe 4 të tjera që banonin së bashku me të. Sipas policisë, i riu ka shfrytëzuar për prostitucion shtetaset e huaja në një hotel të qytetit bregdetar.
“Vijojnë hetimet e thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia, më datë 6 mars 2024.
Vihet në pranga 39-vjeçari që u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona. Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.
Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.
Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.
Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje