TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2024, 21:23

Si u vra Pjerin Xhuvani? Nis rindërtimi i skenës së krimit në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Si u vra Pjerin Xhuvani? Nis rindërtimi i skenës së krimit

Nis rindërtimi i skenës së krimit për ngjarjen e prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Kjo lëvizje vjen pas vendimit që mori pak ditë më parë Gjykata e Apelit.

Gjykata u kërkoi ekspertëve rindërtimin e vendit të ngjarjes, ndërsa këta të fundit kërkuan angazhimin maksimal te policisë se Elbasanit për të bërë të mundur rindërtimin e skenës së krimit.

Policia e Elbasanit ka nisur këtë mbrëmje vendosjen e shiritëve rrethues dhe ndalimin e parkimit për tu lënë ekspertëve hapësirë të punojnë. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit.

Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të të akuzuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjes.

Lini një Përgjigje