
Policia e Himarës ka arrestuar një 33 vjeçar pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike kanabis. Ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Plagosje me dashje”.
Enrik Prodës i ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi në bashkëpunim me 2 persona të tjerë dhunoi me shufra hekuri një 42 vjeçar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte Proda, u gjetën 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare.
Lini një Përgjigje