TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2023, 13:41

U arrestuan për trafik mjetesh motorike nga Kosova në Shqipëri, GJKKO dënon me 31 vite burg anëtarët e grupit kriminal

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan për trafik mjetesh motorike nga Kosova në Shqipëri,

Të akuzuarit për trafik të mjetesh motorike nga Kosova në Shqipëri janë dënuar me 31 vite burg. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme e shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

GJKKO ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg  Selaudin Shahinin, i akuzuar si kreu i këtij grupi, me 6 vite e 8 muaj burg Ndriçim Shahinin dhe Elvis Sarën, me 3 vite e 4 muaj burg u dënua ish-punonjësi i “Shqiponjave” Endi Ahmetaj, ish-efektivja Vojsava Doda me 5 vite e 4 muaj, Fatri Braha me 6 muaj, ndërsa masa u shua për Aurel Shatrin.

Sipas SPAK, 7 të dyshuarit gjatë muajit Shkurt 2022 siguronin mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i trafikonin në vendin tonë nga pika e kalimit kufitar Morinë. Sipas SPAK, ata merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi.

Ata u zbuluan në 24 Shkurt të 2022 pasi një qytetar kosovar kishte parë automjetin e tij në Fushë Krujë. Pas denoncimit në polici nga personi në fjalë, efektivët ranë në gjurmët e të dyshuarve, duke arrestuar fillimisht Vojsava Dodën, punonjëse e forcave të posaçme operacionale.

Gjatë verifikimit rezultoi se targat nuk përkonin me automjetin, por ato i përkisnin një makine të marrë me qira, nga Selaudin Shahini.

Ai kishte kontakte me shtetas nga Kosova që merreshin me vjedhjen e makinave. Ndërsa efektivi tjetër Endi Ahmetaj u prangos pasi njëri nga të arrestuarit tregoi se në një tjetër rast i kishte ndihmuar ky i fundit që të trafikonin automjete.

gjkko trafik mjetesh motorike kosovë - shqipëri

Lini një Përgjigje