
Ditën e sotme janë lëshuar 19 urdhër-arreste për një grup kriminal i cili trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali...
Një organizatë e fuqishme që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, është goditur si pasojë e hetimeve të bashkërenduara mes SPAK, Eurojust dhe Antimafias italiane që nisën në vitin 2017.
Pas vendimit të miratuar nga Gjykata e Lartë, ditën e sotme janë lëshuar 19 urdhër-arreste, ndërkohë që disa prej të arrestuarve në Itali janë dënuar përfundimisht deri në 11 vite e 6 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.
Këto struktura, bënë të mundur çmontimin e një organizate të fuqishme kriminale transnacionale të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit.
Grupi kriminal, sipas akuzave, kishte degë përtej territorit shqiptar, në Pulia dhe Bazilikatë dhe përbëhej nga italianë dhe shqiptarë.
Kujtojmë se më herët, si pjesë e këtij grupi janë arrestuar 27 persona, ndërsa u sekuestruan mbi 3.3 ton drogë përfshirë marijuanë, kokainë dhe heroinë.
Lini një Përgjigje