TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 09:26

“Do t’i tregoj burrit tënd videot tona”, mediat italiane zbardhin bisedat si e kërcënonte shqiptari gruan shtatzënë

Shkruar nga Pamfleti
“Do t’i tregoj burrit tënd videot tona”, mediat italiane
Bujar Fandaj dhe Vanessa Balla

Policia italiane arrestoi shqiptarin nga Kosova, Bujar Fandaj, i cili akuzohet se vrau me thikë Vanessa Ballan, e cila ishte 3-muajshe shtatzënë. Sipas medieve italiane, policia dyshonte se ai kishte kaluar kufirin, por në fakt u arrestua afër shtëpisë.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj.

Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Fandaj, sipas mediave italiane, e kishte kërcënuar Vanessan se do t’i tregonte partenrit të saj për lidhjen që ata supozohet të kishin patur më parë.

“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras”, “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë.”, shkruajnë mediat italiane se janë disa nga frazat drejtuar Vanesës nga kërcënimet e Bujar Fandajt.

bujar fandaj

Lini një Përgjigje