TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 07:53

Vrau 27 vjeçaren shtatzënë, arrestohet 41 vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Vrau 27 vjeçaren shtatzënë, arrestohet 41 vjeçari

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 27 vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas mediave, viktima e kishte denoncuar 41 vjeçarin shqiptar për përndjekje në muajin Tetor. Ka qenë një i afërm i viktimës që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Partneri i 27-vjeçares ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.

Çifti ishin bashkë prej 11 vitesh dhe kishin një fëmijë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.

vrau 27 vjeçaren arrestohet shqiptari

Lini një Përgjigje