TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2023, 22:46

Detaje të reja nga vrasja e gruas shtatzënë në Itali, 41-vjeçari shqiptar kishte lidhje jashtëmartesore me viktimën

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga vrasja e gruas shtatzënë në Itali,

Detaje të reja kanë dalë nga krimi makabër i ndodhur në Itali ku një 41 vjeçar shqiptar, Bujar Fandaj akuzohet për vrasjen e Vanessa Balla me të cilën kishte pasur një marrëdhënie dashurie një vit më parë. Por kur lidhja e tyre mori fund, ai nuk e pranoi kurrë ndarjen dhe kishte filluar ta bezdiste aq shumë, sa që tetorin e kaluar, ajo e denoncoi për ndjekje.

Fandaj, 41 vjeç, transportues kosovar, banues në Altivole, është ende në arrati dhe kërkohet aktivisht. Vrasësi i dyshuar kishte përndjekur Vanessan për disa kohë. Që kur ajo e la atë, në vitin 2022, jeta e saj ishte kthyer në një makth. Fandja dyshohet se filloi ta kërcënonte atë, madje edhe me vdekje, duke u paraqitur në supermarketin ku viktima punonte si arkëtare.

Në tetor, kosovari do t’i kishte thënë asaj për qëllimin e tij për të publikuar disa video në internet ku të dy ishin në momente intime. Në atë moment, Vanessa Ballam vendosi të bënte një ankesë në polici. Dhe pak ditë më vonë karabinierët kryen një kontroll në shtëpinë e 40-vjeçarit, i cili me sa duket nuk kishte precedentë penalë dhe i sekuestruan kompjuterin dhe celularin.

Sulmi ka qenë i papritur dhe goditjet me thikë e kanë qëlluar vajzën në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas sulmuesi e la atë në hyrje të shtëpisë në një pellg gjaku dhe u largua me vrap.

Krimi ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. Vrasësi me sa duket u largua në këmbë dhe më pas me një furgon. Karabinierët e Trevisos dhe Castelfranco Veneto u nisën në gjurmët e tij.

itali 41 vjeçari

Lini një Përgjigje