TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 07:19

Kush është vajza misterioze që e vizitoi në burg? Gazetari zbardh detaje: Pse Sokol Mjacaj do vendosej në 41-bis

Shkruar nga Pamfleti

Kush është vajza misterioze që e vizitoi në burg? Gazetari

Gazetari Armand Bajrami është shprehur se vrasësi i Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj, nuk ka qenë eksponent për t’u vendosur në regjimin 41 bis, pasi sipas tij, nuk ishte pjesë e organizatave kriminale.

Komentet Bajram i bëri në Euronews Albania, ku tha se vendimi për vendosjen e tij në 41 bis mund të ketë ardhur pasi dyshohet se ka pasur informacione se Mjacaj mund të përdorej nga organizatat kriminale.

Po ashtu ai foli edhe për vajzën që e vizitoi Mjacajn për herë të fundit në burg, për të cilën tha se njëherë ishte prezantuar si kushërirë e tij dhe njëherë si mikeshë.

“41 bis është një lloj regjimi i posaçëm burgu, ku të burgosurit futen aty, ku janë më të monitoruar dhe të survejuar. I gjithë qëllimi është për personazhe të caktuar që teksa janë të paraburgosur apo në burg, vijojnë të mbajnë kontakte me botën jashtë, ku porosisin vrasje she krime. Rasti i Mjacajt nuk ishte rasti specifik për shkuarjen në këtë regjim. Sepse vrasja e të miturit dhe dy turistëve çekë nga Mjacaj, nuk ishte krim i organizuar.

Mjacaj ishte një njeri i pashpresë për të dalë nga qelitë e burgut dhe agjencitë ligjzbatuese kanë kuptuar se ky person ka pasur tendencë që të përdoret nga krimi i organizuar. Në 16 nëntor Mjacaj ka bërë takimin e fundit. Është takuar me një vajzë që njëherë është prezantuar si kushërirë dhe njëherë tjetër si mikeshë e Mjacajt. Prokuroria ka për detyrë të verifikojë nëse ajo përfaqëson apo është e kompromentuar. Mënyra e hyrjes së pistoletës është absolutishe e paprecedentë”, tha Bajrami.

sokol mjacaj burg gazetari

Lini një Përgjigje