TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2023, 22:55

Ilir Shaqja i përfshirë në vrasjen brenda burgut të Peqinit? Prokuroria ngre akuzë për bashkëpunim me Sokol Mjacajn

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Shaqja i përfshirë në vrasjen brenda burgut të Peqinit?

Prokuroria e Elbasanit dyshon se Ilir Shaqja është i përfshirë në vrasjen që ka ndodhur në Burgun e Peqinit. Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije në një emision se në këto momente Prokuroria e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj tij për bashkëpunim me Sokol Mjacajn.

Mjacaj ishte ai që qëlloi për vdekje Arben Lleshin, ndërkohë që vetë Shaqja ishte ai që ka rrëfyer me detaje ngjarjen, teksa po ai ka thënë se ishin ofruar 200 mijë euro për eliminimin e Lleshit.

Mirëpo prokuroria ka dyshime se ai ka gisht në ngjarje dhe për këtë arsye po heton atë si bashkëpunëtor.

 

Lini një Përgjigje