"Baroni i drogës” Gëzim Çela, i arrestuar më 9 dhjetor në Kosovë, kishte gjetur disa metoda për të mos rënë në sy të autoriteteve policore.
Ndërkohë është zbardhur karta false e identitetit që ai përdorte, me emrin Bekim Bajraktari.
Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, aty ku policia sekuestroi një armë zjarri automatik me 15 fishekë
Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë. Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë. Më herët ai ka qenë i arrestuar për “shfrytëzim prostitucioni” dhe trafik ndërkombëtar droge”.

Lini një Përgjigje