TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 08:59

DEA Amerikane shkatërron grupin kriminal, mes 9 të arrestuarve edhe shqiptarë; kapen mbi 4 ton kokainë

Shkruar nga Pamfleti

DEA Amerikane shkatërron grupin kriminal, mes 9 të arrestuarve edhe

Nga operacioni janë arrestuar 9 persona, pjesëtarë të Kartelit Ballkanik të kryesuar nga shqiptarët, karteli Piturros, Ndragheta dhe karteli Kolumbian.

DEA Amerikane, Interpoli, Guardia Civile spanjolle dhe Policia portugeze kanë shkatërruar një grup kriminal përgjegjës për dy ngarkesa të mëdha me drogë.

Nga operacioni janë arrestuar 9 persona pjesëtarë të Kartelit Ballkanik të kryesuar nga shqiptarët, karteli Piturros, Ndragheta dhe karteli Kolumbian.

Mes të arrestuarve është edhe një portugez, që dyshohet se është përgjegjës për një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të kokainës që përdor Gadishullin Iberik si një portë për në Evropë. 

Sipas informacioneve nga autoritet spanjolle, hetimet kanë filluar që në vitin 2022 me sekuestrimin e tre tonëve kokainë që po transportoheshin me një anije me flamur afrikan, me destinacion Galicinë dhe Portugalinë.

Gjatë muajit prill të këtij viti, po autoritetet spanjolle sekuestruan në Peniche një skaf dhe 1600 kilogramë kokainë.

Në atë kohë autoritetet nuk mundën të arrestonin asnjë nga të përfshirët, por gjetën trupin e një peshkatari  portugez, i cili ishte me shenja nga helikat e skafit që kishte tentuar të arratisej.

Disa nga të arrestuarit janë anëtarë të shquar të klanit Piturros (galician), Kartelit Ballkanik (mafia e njohur shqiptare), Ndrangheta (mafia kalabreze, nga Italia) dhe një karteli i njohur kolumbian. 

Ndërkohë, detaje të tjera nga operacioni priten në orët në vijim.

DEA Amerikane shkatërron grupin kriminal, mes 9 të arrestuarve edhe

grup kriminal shqiptare 4 ton kokaine

Lini një Përgjigje