Nis sot në Gjykatën e Posaçme rigjykimi ndaj Moisi Habilajt, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Itali.
Në të nëjtjën dosje janë të pandehur edhe Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.
Vendimi i fajësisë i dhënë ndaj tyre në Shkallën e Parë në vitin 2021 u prish nga Apeli i Posaçëm, në mars 2023, që vendosi rigjykim në shkallën e parë me një trupë të re gjyqësore.
Në maj të vitit 2021, GJKKO dënoi Moisi Habilajn me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Të dënuar ishin edje 3 anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj secili i dënuar me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK.
Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.
4 të dënuarit nga GJKKO përfituan nga dënimi i shkurtuar duke e ulur me 1/3. SPAK kërkoi 63 vite burg në total, por ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke marrë në total 37 vite burg.
Moisi Habilaj, është në arrati, ndërsa është i dënuar edhe në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri.
Meridian Sulaj po vuan gjithashtu dënimin në Itali për trafik ndërkombëtar të drogës.
Ndërsa Nezar Seiti u arrestua në Shqipëri në 2017, por u ekstradua drejt Italisë pasi edhe atje po gjykohej së bashku me vëllezërit Habilaj për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Lini një Përgjigje