TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2024, 10:36

Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku shqiptari Elton Dema 41-vjeç, banues në Azzano San Paolo, ka humbur jetën pas një aksidenti në punë.

Mediet italiane bëjnë me dije se aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës, 18 nëntor, ndërsa Dema ndërroi jetë në spital mbrëmjen e djeshme.

Më 18 nëntor, ai u dërgua në spitalin San Gerardo në Monza në gjendje shumë të rëndë.

Mësohet se 41-vjeçari shqiptar u shtyp nga një pirun në vendin e punës.

Pavarësisht ndëryrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë pas dy ditësh në spital.

Lini një Përgjigje