
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku mësohet se një 64-vjeçarje ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar fotoksinë.
Sipas policisë, 64-vjeçarja me inicialet L.A ka ndërruar jetë në spital.
Familjarët e saj kanë konstatuar gjendjen e rëndë të 62-vjeçares dhe menjëherë kanë lajmëruar ambulancën. Policia ka nisur menjëherë punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
“Pasditen e sotme, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë. Kjo shtetase u dërgua për mjekim në spital, ku për pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Kujtojmë se po sot, një grua në Korçë i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni i banesës, e cila ndodhet ne spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Lini një Përgjigje