TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2024, 16:51

49-vjeçarja u hodh nga ballkoni, policia sqaron ngjarjen në Korçë: Nuk pati shpërthim bombole, gruaja i vuri flakën vetes

Shkruar nga Pamfleti

49-vjeçarja u hodh nga ballkoni, policia sqaron ngjarjen në

Merr tjetër rrjedhe ngjarja e Korçës, ku një grua u hodh nga ballkoni. Fillimisht u tha se shkak ishte shpërthimi i një bombole gazi, por hetimet nga grupi hetimor zbuluan se gruaja në fjalë është lyer me lëndë djegëse dhe i ka vënë flakën vetes përpara se të hidhej nga ballkoni.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje