TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2024, 16:24

Rrëmbeu dhe vrau biznesmenin, Fredi Rrushi ja hedh me 10 vite burg; Apeli nuk ndryshon vendimin e Shkallës së Parë

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbeu dhe vrau biznesmenin, Fredi Rrushi ja hedh me 10 vite burg; Apeli

Gjykata e Apelit ka lënë të pa ndryshuar dënimin ndaj Fredi Rrushit, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha

Ai u dënua me 15 vite në nga Shkalla e Parë, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi ju ul në 10 vite.

Vendimi i Shkallës së Parë ishte ankimuar nga babai dhe i biri i viktimës, por Apeli vlerësoi të mos pranojë animin për mungesë legjitimiteti.

Në pretencë prokuroria e kryeqytetit kishte kërkuar 18 vite burg për Rrushin.

Fredi Rrushi u arrestua në Tiranë më 26 tetor 2021 kur u zbulua se numri i tij kishte pasur telefonata të shpeshta në telefonin e biznesmenit që familja e kishte denoncuar të zhdukur. Fillimisht Rrushi u shoqërua për tu marrë në pyetje por u ndalua kur iu zbulua urdhër-arresti nga Italia. Hetuesit tashmë kanë prova që faktojnë sipas tyre se Rrushi e ka marrë në makinë dhe e ka çuar Rruzhdi Hoxhën në malin e Dajtit ku dhe u gjet i vdekur në Qafë-Mollë.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha pasi është rrëmbyer është dhunuar fizikisht dhe më pas është ekzekutuar me dy plumba në Qafë Mollë në Dajt, ku trupi iu hodh në një humnerë dhe më pas u mbuluar me gurë e gjethe për të mos u gjetur. Autori i gjithë kësaj ngjarje dyshohet se është shoku i tij, Fredi Rrushi, i arrestuar nga policia, dhe i kërkuar nga Interpol Roma për trafik drogë në Itali. Në pranga përfundoi edhe vëllai i autorit, Pajtim Rrushi, 42 vjeç, pasi ishte bashkëpunëtor në krim. 42-vjeçari akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“, ndërsa ndaj autorit të rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxhës, Fredi Rrushi ndihen akuzat e “Vrasje me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”. Dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhid Hoxhës e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit. Pas vrasjes atij i është hequr xhupi, i cili kishte shenjën e plumbit dhe pasi është grisur, është hedhur në rrugë.

Lini një Përgjigje