TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2024, 14:43

Merr flakë banesa në Korçë, gruaja hidhet nga kati i katërt; përfundon në gjendje të rëndë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Merr flakë banesa në Korçë, gruaja hidhet nga kati i

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda ambienteve të një apartamenti në lagjen numër 19 të qytetit të Korçës.

Sipas inofrmacioneve paraprake bëhet me dije se në ambientet e banesës, ka qenë një grua, e cila ka marrë djegie të mëdha në trup dhe fytyrë.

Duke mos patur mundësi për të dalë jashtë, gruaja rreth të 50-ave është hedhur nga ballkoni.

Burime nga spitali i Korçës bëjnë me dije se shtetasja në fjalë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në venengjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Lini një Përgjigje