TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2024, 12:50

Armë, municion dhe jelek antiplumb; kush është 28-vjeçari që u arrestua në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Armë, municion dhe jelek antiplumb; kush është 28-vjeçari

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gerard Lengo u ndalua pas një kontrolli nga policia në automjetin e tij, brenda të cilit u gjet një armë zjarri pistoletë.

Pas një kontrolli në banesë, të riut iu gjetën 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.

"Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, për 3 muaj, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, hetim i cili u iniciua në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të punës për të garantuar sundimin e ligjit në territor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme i DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Kalibri”.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. L., 28 vjeç.

Në automjet shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë i gjetën 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”., njofton policia.

gerard lengo elbasan

Lini një Përgjigje