TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2024, 17:05

Tentoi të vriste dy persona duke i përplasur me makinë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste dy persona duke i përplasur me makinë,

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi tentoi të vriste 2 persona, duke i përplasur me makinë.

Ngjarja ka ndodhur më 27 prill rreth orës 21.00 të mbrëmjes në Aragón Avenue në Valencia, kur një automjet me shpejtësi të lartë iu afrua një motoçiklete të marrë me qira, duke goditur dy personat që ndodheshin në të.

Automjeti u largua në drejtim të Gran Vía Marqués del Túria, duke kaluar me semafor të kuq dhe duke vënë në rrezik këmbësorët në rrugë.

Disa dëshmitarë kanë ndihmuar të rinjtë, duke lajmëruar policinë. Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime dhe djegie, njëri prej tyre ka frakturë në qafë dhe këmbë, ndërsa është shtruar në spital.

Pas asaj që ndodhi, grupi i Policisë Gjyqësore Exposició nisi hetimet për zbardhjen e fakteve, ku u identifikua si mjeti ashtu edhe pronari i tij. Më pas, policia identifikoi autorin, i cili u arrestua për veprën penale të vrasjes në tentativë.

I arrestuari me precedentë penal është vënë para drejtësisë.

Lini një Përgjigje