TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2024, 12:11

Dhunohet punonjësi i Bashkisë Shkodër, Ermal Dizdari

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohet punonjësi i Bashkisë Shkodër, Ermal Dizdari

Punonjësi i bashkisë së Shkodrës Ermal Dizdari është dhunuar gjatë një konflikti. Ngjarja është shënuar rreth orës 09:00 në lagjen “Salo Halili’.  

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.      

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje