TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2024, 10:54

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva kërkon lirinë

Shkruar nga Pamfleti

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva kërkon lirinë

Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur në Gjykatën e Lezhës me kërkesë të mbrojtjes për ndryshim mase sigurie ose paraqitje e provave nga Prokuroria.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, pas përfundimit të seancës tha se nuk ka asnjë provë ndërsa prokuroria ka kërkuar sende personale nga Maroku.

Mbrojtja e Saraivës i ka kërkuar prokurorisë të zgjerojë hetimin referuar edhe operacionit “Metamorfoza” pasi sipas tyre kanë dalë të tjera fakte në të cilat prokuroria duhet të hetojë pasi portugezi Ruben Saraiva është i pafajshëm në këtë çështje.

Saraiva u arrestua në Marok dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, brenda lokalit të tij në Shëngjin. Kjo ngjarje kriminale ndodhi pasditen e 19 prillit të 2023.

Edmond Haxhia dyshohet se është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Ai është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant.

ardian nikulaj ruben saraiva vrasje biznesmen

Lini një Përgjigje