TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2024, 14:18

U dhunua mëngjesit e sotëm, si paraqitet gjendja e punonjësit të Bashkisë Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

U dhunua mëngjesit e sotëm, si paraqitet gjendja e punonjësit

Punonjësi i bashkisë së Shkodrës, Ermal Dizdari është dhunuar gjatë një konflikti që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në lagjen “Salo Halili’.

Policia e Shkodrës informon se Dizdari ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës.

“Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, informoi sot policia e qytetit.”-njofton policia.

Dizdari është sjellë në spitalin e Traumës. I është bërë skaneri rreth një orë më parë dhe është konstatuar që ka hemorragji në tru por është koshient dhe flet. Megjithatë do të do të mbahet nën monitorimin e mjekëve. Për momentin nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Përveç hemorragjisë, ka një frakturë zhytëse në ballë. Ka disa plagë në kokë dhe 4 dhëmbë të thyer në pjesën e sipërme të gojës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje