TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2023, 09:53

Tentoi të vidhte bankën në Greqi, zbardhen detaje të reja nga plagosja e shqiptarit Elton Zoto

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vidhte bankën në Greqi, zbardhen detaje të reja

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e shqiptarit në Greqi nga policia, pasi tentoi të grabisë një bankë në Athinë.

Pamjet e publikuara nga mediat greke hedhin dritë mbi momentin e plagosjes së 38-vjeçarit shqiptar.

Rreth orës 11:15 të mëngjesit të së martës në lagjen Colonos të kryeqytetit grek, Elton Zoto tentoi të grabiste një bankë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke e rrethuar grabitësin i cili jo vetëm që nuk është dorëzuar, por tentoi të largohej duke i kërcënuar me thikë.

Tentoi të vidhte bankën në Greqi, zbardhen detaje të reja

Në ndjekje të tij ka marrë pjesë edhe një efektiv i policisë jashtë detyrës i cili përpiqet ta ndalojë duke i drejtuar armën. Grabitësi tenton ta sulmojë me thikë dhe polici qëllon një herë drejt tij. Pasi është plagosur në bark, Zoto është neutralizuar menjëherë nga efektivët e tjerë të policisë që po e ndiqnin.

Mësohet se i plagosuri po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës. Gjithashtu, bëhet me dije se Elton Zoto me origjinë nga Delvina ishte përdorues i lëndëve narkotike.

elton zoto vjedhje greqi

Lini një Përgjigje