TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2023, 23:00

Aksident i rëndë në Berat, makina përplas këmbësorin; 75-vjeçari ndërron jetë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Berat, makina përplas

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë të Beratit, ku një kalimtarë është përplasur nga makina.

Policia raporton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15 dhe i vdekur ka mbetur një 75 vjeçar i identifikuar si Asqeri Agalliu.

Ndërkohë që shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Berat/Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

aksident berat

Lini një Përgjigje